10 vjet pa viza, zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme: Kosova po diskriminohet

10 vjet pa viza, zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme: Kosova po diskriminohet

Zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka reaguar në 10 vjetorin e hapjes së negociatave për liberalizim të vizave, duke thënë se vendi ka mbetur pa përgjigje nga ana e BE-së për një kohë të gjatë.

“Trokitja jonë e vazhdueshme në dyert e BE-së ka mbetur pa përgjigje për një kohë të gjatë. E thënë thjesht, ne besojmë se Kosova po diskriminohet në mënyrë selektive kur është fjala për liberalizimin e vizave”, shkroi Gashi në një postim në Twitter.

“Destinacioni final i Kosovës është BE! Nuk ka rrugë apo alternativë tjetër”, u shpreh tutje ministrja.

Më 19 janar të vitit 2012, Kosova dhe BE-ja e patën nisur dialogun për liberalizimin e vizave. Sot u bënë 10 vjet që nga ajo ditë. / Gazeta Enigma.

Related Articles