Podujevë: Arrestohet personi i kërkuar për vrasje në tentativë

Podujevë: Arrestohet personi i kërkuar për vrasje në tentativë

Njësitet policore të stacionit të Podujevës kanë arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim.

Siç njofton policia, bëhet fjalë për: B. K., mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për veprën penale Vrasje në tentativë.

“Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Gazeta “Engima”/

Related Articles