Pas shumë paralajmërimeve nga presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi se më 24 shkurt ka nisur një “operacion ushtarak” për “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës, raporton GazetaEnigma.
Sa i përket pushtimit nga Rusia ndaj Ukrainës, analistët perëndimor kanë pritur një pushtim më të shpejtë.
Por pritshmërit duke u bazuar në kapacitetin e Rusisë, sa i përket në anën ushtarake, ku raportohej se Rusia do ta ketë të lehtë përballjen me Ukrainën, duke e krahasuar me Krimen, në vitin 2014, duket se këtë herë ka rezultate zhgënjyese.
Lufta e nisur nga Rusia, rezultoi me sanksione ndaj saj, aplikime për anëtarësim në NATO nga Suedia dhe Finlanda, dhe me rritje çmimesh të karburanteve dhe ushqimeve në vendet me mijëra kilometra larg zonës së konfliktit. Sanskionet edhe nga shumë kompani të njohura botërisht nuk munguan ndaj Rusisë.
Sot shënon 100 ditëshi që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Lidhur me këtë gjë Gazeta Enigma, ka kontaktuar me ekspertin e Sigurisë, Drizan Shala, i cili komentoi gjendjen aktuale dhe se a rrezikohet Kosova nga një luftë e mundshme.
Sipas Shalës, në këtë 100 ditësh lufta në Ukrainë i nisur nga agresioni rus mund të stërgjatët edhe për më së paku 1 vit.
“Situata e konfliktit në Ukrainë në këtë 100 ditshin mund të vërehet që doktorina ushtarake e përdorur nga ana e Rusise po jep një impakt që sipas prognozes do mund të stërgjatët edhe për sw paku 1 vite kalendarik”, thotë Shala për “Enigmën”.
Se a ka ndikim lufta Ukrainë – Rusi, në Kosovë, Shala thekson se një luftë e tillë mund ta mbajë Kosovën dhe Ballkanin në tension.
“Kjo mund të mbaj nën tension situatën në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit perëndimor duke tentuar që lufta hibride e Rusisë të bej punën e saj që në çdo mundësi që do i jipet të interferojë në interes të saj duke rrezikuar sigurinë nacionale të shteteve të Ballkanit”, përfundoi Shala.
Kurse sa i përket zhvillimeve të fundit Ukrainë-Rusi, ndihmat ushtarake nga shumë shtete të botës nuk munguan aspak, ku vazhdimisht kanë dërguar përforcime ushtarake për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i dërgojnë Ukrainës katër sisteme raketore të sofistikuara me rreze të mesme dhe municione për ta ndihmuar në përpjekjen e saj për ta penguar përparimin rus në rajonin e Donbasit.
Rreth ndihmave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se furnizimi me sisteme raketore të avancuara të SHBA-së në Ukrainë rrit rrezikun që një “vend i tretë” të futet në konflikt.
Zëvendësi i Lavrovit, Sergei Ryabkov, u shpreh se ndihmat nga SHBA-të, Rusia e shikon “jashtëzakonisht në mënyrë negative” .
Ndërkohë reagoi edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shtoi: “Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara me qëllim po i hedhin benzinë zjarrit”.
Kurse sekretari amerikan, Antony Blinken, ka deklaruar se Ukraina ka dhënë “garanci” se nuk do t’i përdorë sistemet e armëve me rreze të gjatë të ofruara nga Uashingtoni kundër objektivave në territorin rus.
Ndërkaq Polittico, ka raportuar se pas deklaratës së presidentit të Amerikës, Joe Biden, thuhet se Britania e Madhe, ka kërkuar ndaj SHBA-së, ta nënshkruajë një plan për të dërguar sisteme të avancuara raketash me rreze të mesme veprimi në Ukrainë brenda disa javësh.
Ndër të tjera guvernatori i rajonit të Luhanskut, forcat ruse tani kontrollojnë më shumë se dy të tretat e qytetit kyç lindor të Ukrainës, Sievierodonetsk. “Fatkeqësisht, sot, trupat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit,” tha Serhiy Gaidai, duke shtuar se një numër civilësh po strehohen nga bombardimet ruse nën një fabrikë kimike.
Kurse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, pranoi se forcat e Kievit aktualisht po pësojnë deri në 100 viktima dhe 500 të plagosur çdo ditë.
Kremlin ka deklaruar se e ka përfunduar testimin e raketës së saj hipersonike të lundrimit Zircon dhe do ta vendosë atë para fundit të vitit në një fregatë të re të Flotës së saj Veriore. Presidenti Vladimir Putin e ka përshkruar Zircon si pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të armëve të pakrahasueshme, që udhëton me nëntë herë shpejtësinë e zërit.
Trupat ruse janë akuzuar për kryerjen e akteve të torturës kundër banorëve në rajonin Kherson të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore.
Danimarka ka votuar me shumicë dërrmuese për t’iu bashkuar politikës së përbashkët të mbrojtjes të BE-së, duke u bërë e fundit nga anëtarët e bllokut të BE-së.
Kurse para disa ditësh është raportuar se presidenti presidenti ukrainës Volodymyr Zelenksy, ka deklaruar se lufta mund të përfundojë vetëm përmes negociatave.
Kurse perëndimi ka thënë se Ukraina duhet të vendosë. Megjithatë, tre muaj pas luftës, vendet perëndimore janë duke vendosur pozicione në fundlojë.
Ndërkohë lidhur me krimet lufte në Ukrainë, janë dënuar me burgim 3 ushtarë rus.
Në vendimin e gjykatës, thuhet se krimet e të akuzuarve janë vërtetuar plotësisht dhe se pendimi i sinqertë i të akuzuarve për krimin e kryer dhe ndihmën ndaj procesit të hetimit është marrë në konsideratë në dhënien e dënimit.
Vadim Shishimarin, ushtari i parë rus që u gjykua më parë nga një gjykatë ukrainase, u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe vrasje.
/ GazetaEnigma