Kurti kritikohet për numrin e lartë të këshilltarëve

Kurti kritikohet për numrin e lartë të këshilltarëve

Numri i lartë i këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është bërë temë diskutimi në media.

Opinionisiti, Petrit Zogaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për numrin e lartë të këshilltarëve.

Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti e ka shumë problem që të ketë mirëkuptim brenda 38 këshilltarëve për t’i prishur raportet me tri shtetet fqinje.

Është koxha problem me arrite komsensues brenda 38 këshilltarevë që Kurti i paska, që me i prishë raportet me tre shtetet kufitare me Kosovën. Sa letra duhesh shkruar, sa analiza duhet bërë e sa takimet duhet me u planifiku me kryeministrin këta 38 këshilltarë polltik, që me e bind atë që Shqiperisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit te Zi, duhet me ua tregu vendin.” – ka shkruar Zogaj.

Ndërsa, analisti i politikës, Ilir Mirena ka rikujtuar deklaratën e Kurtit të vitit 2019 ku thoshte se ndoshat i mjaftojnë pesë këshilltarë.

Më tej, ai ka thënë se Kurti i ka mashtruar votuesit e tij.

Por, këto konstatime i ka përgenjështruar, Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Kurti i ka 25 këshilltarë, dhe jo 38 sa është raportuar.

“Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit”, theksoi ai përmes Facebook.

“Së dyti, kryeministri Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj. Numri total i këshilltarëve të emëruar, përfshirë ata të jashtëm, të ish-kryeministrit Haradinaj sipas të dhënave të muajit janar 2020 ishte 33”, shtoi Kryeziu.



Related Articles