Janë numëruar 100 përqind të votave të rregullta për kandidatët për deputetë, nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Albin Kurti ka mbërritur në 355,248 vota, rekord ky në Kosovën e pas Pavarësisë.
Glauk Konjufca ka 275,664 vota.
Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar, me 145,340 vota.
Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla e përmbyllin top pesëshen me 145,109 dhe 129,227 vota respektivisht.
Të tjerët që hyjnë në top dhjetëshe janë Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari dhe Ejup Maqedonci.


