11 mijë e 458 doza të vaksinave administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

11 mijë e 458 doza të vaksinave administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

11 mijë e 458 doza të vaksinës janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

808 mijë e 78 doza të vaksinave janë administruar deri tani në Kosovë.

538 mijë e 766 janë të vaksinuar me një dozë të vaksinës, ndërsa 269 mijë e 312 me dy doza.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që Kosova sot ka regjistruar rekord të viktimave, gjithsej 36.

Ndërsa, edhe 1 mijë e 630 raste të reja të infektuara me virus janë raportuar në vend.

Related Articles