11-vjeçari dërgohet i vdekur në emergjencën e Rahovecit, hapet rasti për hetim

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Rasti është hapur për hetime, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve është dërguar për obduksion.

“Sot me date 24.12.2021 ne ora 16:45 nga emergjenca e QKMF Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret eshte sjellur nje femije i moshes 11 vjeqare pa shenja jete. Pas kontrollit nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”.

 “Rastit iu eshte pergjigjur patrulla si dhe njesiti i hetimeve te SP Rahovec”.

“Për rastin eshte kontaktuar kryeprokuroi dhe hapet rasti hetim i vdekjes, ndersa trupi i pajetë me kerkese te familjareve dergohet ne institutin e mjeksisë ligjore per obduksin”, tha Gjurkaj./Gazeta “Enigma”/

Related Articles