Klubi Futbollistik “Llapi” është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores ndaj Ferizajt në fazën e 1/8 së finales.
Fituesit e Kupës në edicionin e kaluar, Llapi fitoi me rezultat të pastër 0:2 ndaj skuadrës së Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.
Alban Shillova hapi serinë e golave pas 31 minutave lojë kur realizoi nga 11 metërshi i penalltisë.
Nëntë minuta më vonë ferizajasit u deshën ta nxjerrin topin nga porta për herë të dytë.
Kësaj radhe autor i golit ishte anësori, Kastriot Selmani që shënoi golin e dytë dhe të fundit të kësaj përballjeje.
Shorti për fazën tjetër të Kupës hedhet të enjten me fillim nga ora 13:00.