Disa orë pasi u raportua se festivali i muzikës “Sunny Hill” do të rikthehet në Prishtinë, tashmë bëhet e ditur se edhe “Beer Fest” do të jetë festivali tjetër që do të mbahet në kryeqytet.
“Beer Fest” do të mbahet në Prishtinë më datën 12, 13 dhe 14 gusht.
Organizatorë bëjnë të ditur se shumë shpejt do të bëhen të ditur edhe informacione të tjera lidhur me organizimin.
Ndërkaq festivali “Sunny Hill” do të mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht. Derisa, sa i përket rikthimit të këtij festivali, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Mirësevjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim ta kemi festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, të cilës i përket”, ka shkruar Presidentja.
Ndryshe, të dy festivalet ishin anuluar javën e kaluar.