Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,879 raste me COVID-19 në Kosovë.
Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,509 janë shëruar.
Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.
Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.