Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Kamenicës dhe një pronar të një kompanie nën dyshimin për keqpërdorimin të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik.
Sipas Policisë shuma e tenderit është në vlerë mbi 35 mijë euro.
Sipas Policisë, të dyshuar janë komisioni vlerësues i Komunës së Kamenicës, që përbehet nga P.J., I.Z. dhe F.D., dhe pronari i një kompanie, A.K..
Gazeta Enigma merr vesh se biznesmeni që u arrestua sot është Avdi Koca.
Policia njoftoi se të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Sot me datën 09.02.2022 në cilësinë e të dyshuarave janë intervistuar pronari i kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit të përmendur më lartë me iniciale, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme”, thuhet në njoftimit e Policisë.