Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 48 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19, në klinikat e QKUK-së për Covid dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 13 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, teksa 35 të tjera janë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Njoftimi i plotë:
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 48 pacientë, 13 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 35 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive,7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacientë