13 vjeçarja sulmohet seksualisht nga një burrë në Gjakovë

13 vjeçarja sulmohet seksualisht nga një burrë në Gjakovë

Një 13 vjeçare ka raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “Dardania” në Gjakovë.

I dyshuari është arrestuar nga organet e rendit.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha nga ky institucion.

Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.

Raportohet se rasti ka ndodhur pasi që viktima ishte takuar me të dyshuarin.

Sipas dëshmisë të së miturës, 22-vjeçari kishte tentuar që ta prekte në vendet intime, derisa ishin në veturë.

Related Articles