14 vdekje të reja dhe 368 raste pozitive për 24 orë

14 vdekje të reja dhe 368 raste pozitive për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

 Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

 Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

Related Articles