15 mijë e 835 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani me dozën e parë janë vaksinuar 557 mijë e 322 qytetarë, deri me dozën e dytë 284 mijë e 269.
Kurse, që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë administruar gjithsej 841 mijë e 591 qytetarë.