Në orët e pasdites të premtes, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndodhi një rast i rëndë.
Një grua mbeti e vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur pasi ish-bashkëshorti i viktimës shtiu me armë zjarri në drejtim të saj.
Ndërsa dorasi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Teksa, 15-vjeçari, i cili kishte mbetur i plagosur është liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor.
Ndërkohë, trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore.
Përdryshe, këtë ngarje të rëndë e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar dënim maksimal për dorasin.