16 pacientë me COVID-19 dhe 33 post-COVID po trajtohen në spitale

16 pacientë me COVID-19 dhe 33 post-COVID po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 49 janë duke marrë trajtim mjekësor nga COVID-19 dhe psot-COVID.

Prej tyre 16 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 33 pacientë po marrin trajtim mjekësor post-COVID.

Njoftimi i plotë:

49  pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19 dhe post- COVID

49  pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së  dhe spitalet e përgjithshme. 16 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 33 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID.

15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensive në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 3  pacientë

Klinika e Pulmologjisë,30 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1  pacient

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë

/Gazeta “Enigma“/

Related Articles