Në një nga objektet që ndodhet në rrugën që çon në Ferizaj, para disa muajve ndodhi një ngjarje e trishtë.
Në shtator të vitit të kaluar, dyshohet se një vajzë e moshës 16 vjeçare u dhunua seksualisht.
F.V që është i moshës madhore, dyshohet ta ketë keqpërdorur vajzën e mitur seksualisht duke e dërguar atë në një motel, pa dëshirën e saj.
Viktima 16 vjeçare me inicialet E.A e raportoi rastin në Polici këtë të martë, katër muaj më pas.
E mitura në stacionin policor të Ferizajit e raportoi rastin si dhunim seksual.
E siç mëson T7, i dyshuari për kryerjen e këtij krimi, nuk ndodhet aktualisht në Kosovë.
Nga Policia thonë se rasti është nën hetime dhe se me të po merret Prokuroria Themelore në Ferizaj.
T7 ka adresuar pyetje edhe në Prokurori, për të marrë vesh më shumë për rastin, por nga ky institucion kane kthyer përgjigje.
Kohëve të fundit, janë shpeshtuar rastet e dhunimeve ndaj grave e vajzave në Kosovë.
Ky fenomen si dhe dhuna në familje po konsiderohen si urgjencë kombëtare edhe nga institucionet e drejtësisë.