Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 169, raporton Gazeta “Enigma”.
MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,265 persona.
MSH dhe IKSHPK në vazhdimësi po u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës.
Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.