Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar 17 vdekje nga COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Nga 7 mijë e 946 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID 1 mijë e 67 qytetarë.
Derisa, në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se gjatë këtyre 24 orëve 278 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 20.467.