Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i raste aktive me COVID-19 është 1,737, raporton Gazeta “Enigma”.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 160 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,965 persona.