Një përleshje fizike ka ndodhur dje mes dy motrave nga fshati Frashër i Mitrovicës.
Një 18-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj të mitur.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e motrave, ku pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht motrën e vogël, duke e kapur për fyti.
Vajza e mitur ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Sulm’.