Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pasi Gjykata Speciale dënoi Pjetër Shalën me 18 vjet burgim nën akuzat për krime lufte, njofton Gazeta Enigma.
Klinaku tha se Specialja i merr aktgjykimet politikisht.
“Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, shkroi Klinaku në rrjetin social Facebook.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit”, u shpreh tutje ai.
“Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli”, shtoi Klinaku. /Gazeta Enigma