Politikanët kosovarë kanë deklaruar pasuritë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, mirëpo disa prej tyre edhe nuk i deklaruan.
Njëri nga ta është edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ai nuk i ka deklaruar dy nga bizneset e tij, atë në Malë të Zi dhe tjetrin në Kosovë.
Në formularët e publikuar sot nga kjo agjenci, te Berishaj nuk figurojnë kompanitë “MB Consulting” me seli në Podgoricë dhe “Zaslon Kosova L.L.C”, që I ka zyrat në Prishtinë.
Berishaj i ka deklaruar pasuri të paluajtshme një banesë të cilën e ka blerë në vitin 2001 në shumën prej 180 mijë me të hyra dhe kursime të përbashkëta familjare. Ai ka një shtëpi të trashëguar nga prindërit në vlerë të 72 mijë eurove, një banesë të blerë me kursime në vlerë të 50 mijë eurove, të përbashkët me gruan, dhe një tokë të trashëguar poashtu nga prindërit në vlerë të 80 mijë eurove.
Pasuri të luajtshme, ambasadori i ka deklaruar dy vetura, një të veten dhe një të gruas, të cilat në total kapin shifrën e 57 mijë eurove.
Berishaj para të gatshme ka 15 mijë euro në një bankë të Lubjanës, ndërkohë gruaja e tij ka 10 mijë.
Ndërkohë, shuma vjetore e të hyrave të tij është 39 mijë e 936 euro, ndërsa e bashkëshortes 24 mijë euro.
Ndryshe, ish-ambadadori Berishajt ishte bërë lajmë për zhvatje parash, derisa ishte zbuluar për një skandal të zbuluar financiar në Slloveni .