Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Skuadra e Llapit është në avantazh pas 45 minutave të parë ndaj Fushë Kosovës.
Hamdi Namani ka realizuar golin e vetëm deri më tash në këtë takim, kurse duhet cekur që sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni e ka dërguar tre herë topin në rrjetën kundërshtare, por që të tre golat u anuluan për pozitë jashtëloje.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini është në avantazh ndaj Lirisë, 1 me 0.
Iljasa Zulfiu shënoi për epërsinë e skuadrës së Armend Dallkut.