20 vite burg për katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq

20 vite burg për katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq, kundër pesë personave që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për ndihmë dhe organizim të atentatit.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka dënuar 4 të akuzuarit me 20 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Këta janë të akuzuarit: Nedeljko Spasojeviq, Marko Rushiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq.

Nedelkjo Spasojeviq është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, duke llogaritur paraburgimin dhe arrestin shtëpiak, dhe është gjobitur me 4500 euro (me opsion të zëvendësohet me burgim).

Marko Roshiq është dënuar me 10 vite burgim, duke llogaritur paraburgimin dhe arrestin shtëpiak, dhe është gjobitur me 10 mijë euro (me opsion të zëvendësohet me burgim).

Silvana Arsoviq është liruar nga akuza.

Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq janë dënuar me nga 4 vite burgim, Zharko Jovanoviq është gjithashtu gjobitur me 1500 euro (me opsion të zëvendësohet me burgim).

Ndërsa, për Rade Basara Prokuroria Speciale kishte ndërprerë ndjekjen penale, për shkak të mungesës së provave dhe tani akuza ndaj tij është refuzuar./GazetaEnigma/

Related Articles