Një 20-vjeçare ka humbur jetën, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë.
Rasti po cilësohet si i dyshimtë, përderisa babai i viktimës ka raportuar policinë sa i përket situatës.
Burimet e Sinjalit brenda emergjencës kanë bërë me dije se viktima është një 20-vjeçare, e cila vdiq në orët e mbrëmjes të së hënës teksa po merrte trajtim mjekësor në QKUK, ku ishte dërguar nga familja e saj.
Pasi vajza ka humbur jetën, rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga babai i saj, i cili ka kërkuar që vdekja e të bijës të hetohet, pasi ka dyshime se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhet dhe për pasojë ajo ka ndërruar jetë.
Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe marrjen e të gjitha veprimeve që çojnë në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.
Ndryshe, brenda një dite në Kosovë janë regjistruar tri vdekje të dyshimta.