21% kamatat vjetore, 30 mikrofinanciaret që “rrjepin” kosovarët

21% kamatat vjetore, 30 mikrofinanciaret që “rrjepin” kosovarët

Kamata dyshifrore në kredi vazhdojnë të paguajnë klientët e institucioneve mikrofinanciare në Kosovë.

Sipas një raporti të BQK-së për muajin tetor të këtij viti, norma mesatare në kreditë që jepen nga institucionet mikrofinanciare në vend arrijnë shifrën prej 20.6%.

Në Kosovë operojnë 30 institucione mikrofinanciare, profiti i pastër i së cilave deri në tetor të këtij viti ka arritur rreth 12 milionë euro, profit ky shumë më i lartë se në periudhën e njejtë të vitit 2020.

Në anën tjetër, normat mesatare të interesit në kredi nga bankat komerciale në Kosovë janë 6%, dukshëm më të ulëta se të institucioneve mikrofinanciare. Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, të cilat për dhjetë muaj të këtij viti kanë arritur fitim të pastër prej mbi 100 milionë euro, fitim ky që gjenerohet nga normat e interesit në kredi dhe nga shërbimet bankare./Gazeta “Enigma”/

Related Articles