Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për gjendjen e pacientëve që po trajtohen në këtë spital.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë të shtrirë 23 pacientë me COVID.
Pesë prej pacientëve janë me oksigjenoterapi.
Ndërsa, nga spitali i Pejës kanë bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë kryer 541 vizita specialistike dhe 50 pranime.
Aktualisht, 210 pacientë janë të hospitalizuar në këtë spital. /Gazeta Enigma/.