Disa lagje në qytetin e Gjilanit tani e 24 orë kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan Gazeta “Enigma”.
B.K. qytetar nga Gjilani i ka thënë Gazetës Enigma se kanë kaluar 24 orë prej kur kanë mbetur pa rrymë.
Ai tutje ka shtuar “se nëse nuk furnizohen me rrymë brenda ditës ai bashkë me fqinjët e tij nga rruga e Prishtinës do të dalin në protesta”.
Ndërsa qytetarja L.L. ka thënë për “Enigmën” se mungesa e energjisë elektrike ju ka sjellë shumë dëme.
“24 orë pa rrymë në vitin 2024 turp të flasim për këtë, të gjitha ushqimet na shkun në mbeturina. Kush do të na jap llogari për këtë”, tha ajo.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me KEDS të cilët thanë se disa trafo tani më janë rregulluar, por edhe tri trafo janë ende në defekt që pritet deri në fund të ditës të kthehen në funksion. /Gazeta Enigma/