24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Javën e fundit në Kosovë ka rënë dukshëm numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19, gjë e cila reflektohet edhe në spitale ku numri i atyre që po trajtohen është tejët i vogël, raporton Gazeta “Enigma”.



Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë të shtrirë 24 pacientë me koronavirus.

Sipas një njoftimi nga ky spital, 16 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse 5 janë në gjendje më të rëndë.

Në trajtim në CPAP nuk është asnjë pacientë, ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë.

Related Articles