24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike mbrëmë në Kosovë, një rast i rëndë

24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike mbrëmë në Kosovë, një rast i rëndë

24 lëndime janë shënuar nga fishekzjarret në Kosovë, teksa një prej tyre ishte rast më i rëndë, raporton Gazeta Enigma.

Në qytetin e Prizrenit një sasi fishekzjarresh ka shpërthyer. Si pasojë një persona ka pësuar lëndime dhe është nisur për trajtim drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Dëme kanë pësuar edhe lokalet e veturat përreth.

“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike. Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”, kanë thënë nga policia.

Ndërkohë plot 24 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente si shkak i lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike

Related Articles