Pre e mashtrimit të agjensionit “punësohu.eu” ka rënë edhe një 24 vjeçar.
24 vjeçari ka raportuar në Policinë e Kosovës se ky agjension ia ka marrë 500 euro dhe e ka mashtruar për tri vjet se do të ia bëjë një vizë pune në Gjermani.
Burime të gazetës online Reporteri.net brenda organeve të sigurisë bëjnë me dije se 24 vjeçari ka thënë Policisë se ia ka dhënë kësaj komapnie 500 euro për shërbimin e kërkuar.
Prokurori ka vendosur që të iniciohet rasti “Mashtrim”.
Policia është duke i vazhduar hetimet.