Mbrëmë një 24-vjeçar është therur në Gjilan.
Fillimisht viktima është trajtuar në spitalin e Gjilanit, e më pas është dërguar në QKUK për mjekim të mëtutjeshëm.
Sipas drejtorit të Emërgjencës në Prishtinë, Naser Syla, gjendja e pacientit ishte e rëndë, dhe i njëjti është transferuar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
“Pacienti është transferuar në MIQ pas trajtimit në QE. Gjendja e tij ka qenë e rëndë”, tha Syla.
Ndërkaq i dyshuari për therjen e 24-vjeçarit ende mbetet në arrati, derisa policia vijon kërkimin e tij. /Gazeta Enigma