26-vjetori i rënies heroike të Xhevdet Lecit, Kurti: Ishte patriot dhe humanist

26-vjetori i rënies heroike të Xhevdet Lecit, Kurti: Ishte patriot dhe humanist

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedocin, dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë dhe Kuvendit, organizuan homazhe për të nderuar 26-vjetorin e rënies heroike të veprimtarit të çështjes kombëtare, Xhevdet Leci.

Kurti në këtë përvjetor ka theksuar kontributin e madh të Lecit gjatë viteve ’90, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

“Xhevdet Leci gjatë viteve të ‘90-ta punoi ditë-natë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ishte edhe patriot, edhe humanist dhe në të njëjtën kohë zgjeronte, thellonte, ngriste rezistencën e popullit tonë…”, tha Kurti.

Kujtojmë se Xhevdet Leci ra heroikisht më 18 maj 1999, duke u përballur me policinë serbe gjatë mbrojtjes së popullatës së zhvendosur në Barilevë.

Related Articles