Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime.
Sipas njoftimit të fundit nga KQZ, 27 komuna kanë përmbyllur procesin e rinumërimit.
