Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 27 pacientë të infektuar me COVID-19.
Nga spitali kanë njoftuar se nga ta, 19 janë në oksigjeno-terapi dhe 7 të tjerë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“27 pacientë me COVID 19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta19 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Ndërsa, paraditen e sotme Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 247 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 181 të konfirmuar COVID-19 pozitivë.