27-vjeçari bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skënderaj, nuk dihet për gjendjen e tij

27-vjeçari bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skënderaj, nuk dihet për gjendjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Skenderaj, ku një i ri dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese banesore.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni.

I riu është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku po i ofrohet ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Related Articles