27 vjet nga masakra e Srebrenicës, Kurti: Serbia paturpshëm mohon gjenocidin e kryer

27 vjet nga masakra e Srebrenicës, Kurti: Serbia paturpshëm mohon gjenocidin e kryer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës, e cila ndodhi 27 vite më parë.

Kurti ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur para 27 viteve nuk është asgjë më pak se gjenocid.

“Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë. Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet, por ai mund të njihet duke u pranuar.

“E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Related Articles