Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19, ndërsa janë shëruar 15 persona.
Në total numri i rasteve aktive është 1,321.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH njofton se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.
Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.