Babë e birë nga Podujeva u arrestuan gjatë të shtunës nga xhandarmëria serbe.
Rastin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në Serbi, të cilët treguan se policia serbe i ka arrestuar në Dabinovc pasi që në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe më pas kanë konfiskuar edhe mjetet me të cilat operoninnë atë zonë.
Familjarët i thanë Klanit prapa kamerës se anëtarëve të tyre të shtunën iu është shqiptuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe po mbahen në burgun e Prokupljes.
Tutje thanë se nuk kanë ndonjë informacion se në cilën pjesë i kanë arrestuar pasi që nuk kanë pasur mundësi të bisedojnë me asnjërin prej tyre./Gazeta Enigma/