30 gushti, afati i fundit për deklarim të koalicioneve

30 gushti, afati i fundit për deklarim të koalicioneve

Partitë politike në Kosovë, duhet që më së largu deri më 30 gusht të këtij viti ta njoftojnë KQZ-në, nëse duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo vjen sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme për partitë politike të regjistruara në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili gjithashtu tha se koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen.

“Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen. Gjithashtu, partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje”, tha ai për Klanin.

“Gjithashtu, deri më 30 gusht 2024 është afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje”, ka thënë tutje ai.

Related Articles