31-vjeçari humb jetën në një aksident trafiku në Divjakë (FOTO)

Një 31-vjeçar ka humbur jetën një aksident trafiku, të dielën, në fshatin Fierseman të Divjakës.

31-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në kanal.

“Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, sipas policisë./TCh

Related Articles