36-vjetori i themelimit, LDK: Rugova ishte arkitekt i shtetit, prijësi i lëvizjes për liri

36-vjetori i themelimit, LDK: Rugova ishte arkitekt i shtetit, prijësi i lëvizjes për liri

Në 36 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.

“Në këtë përvjetor të lëvizjes më të madhe kombëtare për Liri, Pavarësi e Demokraci, bëmë homazhe tek varri i prijësit historik të LDK-së, Presidentit Historik të Kosovës, Atit Themeltar të Republikës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, përderisa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës. Projekt ky i cili kulmoj me shtetin e Kosovës, Republikën tonë”.

Kjo parti tha se Ibrahim Rugova “ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci”.

“Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë”.

“LDK sot, me gjithë trashëgimtarët politik e idelogjik të rugovizmit, e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin në plotni të projektit tonë identitar të nisur 36 vite më parë. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përheshme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër!”, u tha tutje në komunikatë.

Related Articles