“Menaxhmenti i BQK-së nuk po i përmend sukseset e arritura sa isha guvernator”

“Menaxhmenti i BQK-së nuk po i përmend sukseset e arritura sa isha guvernator”

Ish-guvernatori i i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se sukseset që ka arritur ky institucion bankar janë falë menaxhimit të viteve të kaluara dhe tre muajve të parë të 2023-së.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se menaxhmenti i tanishëm i BQK-së nuk dëshiron t’i përmend këto arritje, për të cilat kontribuoi ai.

“Raporti i BQK-së i 2023 nuk do të ishte i tillë pa harruar menaxhimin tim deri në mars të 2023. Rezultatet e BQK-së të vitit 2023 falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara. Raporti vjetor i BQK-së për vitin 2023, flet për sistemin financiar në vend, rolin që BQK ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar dhe nuk do të ishte i tillë pa harruar menaxhimin tim si guvernator i BQK-së deri në 29 mars 2023”.

“Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara duke përfshirë edhe tre muajt e parë të vitit 2023, e që për fat të keq menaxhmenti i tanishëm nuk dëshiron t’i përmend e arsyet i dinë vetëm ata”, ka shkruar Mehmeti.

Mehmeti ka theksuar se është e rëndësishme që sukseset dhe arritjet që i ka lënë në BQK të jenë një ndihmë për sistemin financiar dhe bankar në vend, edhe për të ardhmen.

“Raporti flet për qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe për realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara në bazë të ligjit, por nuk duhet harruar edhe bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me akterë ndërkombëtarë si FMN, Banka Botërore, BE, SHBA, etj”.

“Është e rëndësishme që sukseset dhe arritjet që i kam lënë në BQK të jenë një ndihmë për sistemin financiar dhe bankar në vend edhe për të ardhmen. Përveçse mbajtja e qëndrueshmërisë financiare dhe bankare në Kosovë siguron stabilitet ekonomik dhe financiar të vendit, ajo gjithashtu ndihmon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë të vendit”, ka thënë Mehmeti.

Related Articles