Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 38 raste të reja, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.
Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.
Në total numri i rasteve aktive është 540. / Gazeta Enigma.