Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka drekuar me Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka njoftuar se kjo drekë pune u organizua nga presidenca hungareze.
“Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së” njoftoi Osmani./Gazeta Enigma/