Katër raste dhune janë shënuar brenda 24 orëve të fundit, njofton Policia e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Si pasojë e këtyre rasteve, viktimat janë tri femra, dhe një burrë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Pejë.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 19.10.2025 – 00:00. Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 21.10.2025 – 15:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës, tretman mjekësor kanë pranuar viktima dhe i dyshuari. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 21.10.2025 – 12:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga djali i tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 21.10.2025 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.