Cakolli: Votat e partive që nuk e kalojnë pragun nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve

Cakolli: Votat e partive që nuk e kalojnë pragun nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve

Përderisa rezultatet e vendvotimeve të rregullta në Kosovë pothuajse janë përfundimtare, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka treguar ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare.

Ai sqaron se , votat e partive që nuk e kalojnë pragun as nuk shpërndahen e as nuk i shtohen ndonjë partie tjetër, por sipas tij ato thjesht nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve.

Cakolli thotë se ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare është:

LVV – 47 deputetë;

PDK – 25 deputetë;

LDK – 20 deputetë;

AAK – 8 deputetë;

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Përbërja e Kuvendit 47 40- 40- Rezultatet Aktuale 330 30 25 Numri Num 20 20 10 8 LVV PDK LDK Partitë Politike AAK"

“Edhe pse ende mbeten në kalkulim rreth 100-120 mijë vota, përfshirë ato jashtë vendit dhe votat me kusht, ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar do të jetë margjinal”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Cakollit, derisa votat me kusht ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta, në votat jashtë vendit LVV tradicionalisht performon dukshëm më mirë (bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara).

Specifikisht:

-Nëse LVV fiton rreth 60% të votave jashtë vendit, mund të marrë deri në dy mandate shtesë, duke arritur në gjithsej 49 deputetë.

-Në variantin më pozitiv për LVV, kur fiton mbi 75% të votave jashtë vendit, mund të arrijë deri në 51 deputetë.

-Ndërsa, në variantin negativ për LVV-në, kur merr më pak se 50% të votave jashtë vendit, mund të bjerë në 46 mandate.

Related Articles