41 zjarre të reja gjatë natës në Kosovë

41 zjarre të reja gjatë natës në Kosovë

41 zjarre të reja janë raportuar gjatë natës së kaluar në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Kështu theksohet nga të dhënat e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME). 

Drejtorit të Agjencisë, Genc Metaj, ka thënë se ky numër është raportuar prej kur u bë evidentimi i fundit i tyre, të dielën në orën 20:00. 

Sipas tij zjarre aktive ka në 5 vende.

Nga këto zjarre janë prekur disa zona të Kosovës, prej së cilave më së rëndi Komuna e Klinës. 

KFOR ka njoftuar se brenda dy orëve janë shpërndarë më shumë se 43 mijë litra ujë në zonat e prekura.

Related Articles